Lokale
Bujanoci, vend me zhvillim të ulët ekonomik
Komuna e Bujanocit një territor i banuar me shumicë shqiptare, serbe dhe rome cilësohet si një nga vendet më të pazhvilluara ekonomikisht në rajonin Pçinjës dhe gjithë hapësirën e Republikës së Serbisë.
Ky vendbanim me afro 43 mijë banorë përballet me vështirësi të mëdha të zhvillimit ekonomik, sipas informacioneve të dhëna nga zyra për zhvillim ekonomik në gjithë territorin e komunës së Bujanocit janë të regjistruara mbi 1500 subjekte juridike ekonomike, kryesisht ndërmarrje të vogla me veprimtari të ndryshme.
“Gjendja e zhvillimit ekonomik në komunën e Bujanocit momentalisht është e rëndë, reflektohet me shumë se jemi një rajon i pa zhvilluar”, i tha Titullit Nexhat Behluli, koordinator i zyrës për ndërmarrje të vogla dhe të mesme ne komunen e Bujanocit.
Sipas tij punëdhënësi kryesor dhe më i madh është sektori privat i ndërmarrjeve të vogla, ndërsa ndërmarrje të mëdha nuk ka as në sektorin shoqërorë e as në atë privat.
Ndërsa ndërmarrjet që dikur kishin të punësuar me qindra punëtorë tash disa prej tyre janë në falimentim e sipër, të cilat duhet të hynë në fazën e privatizimit.
“Ndërmarrja “Gumo Plastika”, “Megal”, “Svetllost” janë në fazën e likuidimit ku Agjensioni për Privatizim i ngadalëson me prapavijë, nëse këto ndërmarrje hynë në procedurën e privatizimit e din se i blejnë shqiptarët dhe ata e ndalojnë këtë proces”, thot Behluli.
Pushteti lokal i Bujanocit në bashkëpunim me organizatën UNDP, CHF Internacional në fund të vitit 2007 ka hartuar “Planin strategjik të komunës së Bujanocit 2007-2017”, përmes së cilit parashihet zhvillimi ekonomik mirëpo deri më tani nuk është vërejtur një hap konkret drejt zbutjes së papunësisë./Miranda Nevzadi/Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/nerazvijene-opstine.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!