Bujanoci varros emigrantët, qindra qytetarë në kortezhin mortor (Foto & Video)
Lokale

Bujanoci varros emigrantët, qindra qytetarë në kortezhin mortor (Foto & Video)

10.Apr.2015 16:19
0

Trupat e pajetë të dy meshkujve-emigrantë, ende të paidentifikuar, që besohet se i përkasin besimit Islam dhe janë nga Lindja e Mesme, u varrosën të premten me namazin e xhumasë në varrezat e myslimanëve në qytetin e Bujanocit.

Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra besimtarë nga Bujanoci dhe rrethina, ndërsa imami i xhamisë në këtë qytet të Luginës tha se “e kemi obligim për të kryer këtë ceremoni fetare”.

“Sot e kemi pas nderin dhe përgjegjësinë që na mu kon vëllaznit e tyne, kusheritë e tyne, të afërmit e tyne, kështu që e lus Zotin për këtë mundi që e keni bo, Allahu ju shpërbleftë”, tha imami Ulvi Fejzullahu, pas varrimit të dy trupave të paidentifikuar, që sipas zyrtarëve shtetëror, besohet se janë mysliman nga bota arabe, raporton Titulli.com.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, Sulejman Fejzulahu, falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen në varrimin e dy emigrantëve të cilët humbën jetën tragjikisht.

“Për fat të keq këta dy vëllezër humbën jetën në mënyrën më tragjike dhe ne shprehim keqardhjet tona si Këshillë i Bashkësisë Islame, imam, por edhe si xhemat i Bujanocit dhe i Luginës. Neve na vjen shumë keq që kjo ka ndodhë në vendin tonë. Lus Allahun xheleshanuhu që këta dy vëllezër tanë t’i mëshirojë dhe t’i shpërblejë me xhenetin më të mirë”, u shpreh kryetari Sulejman Fejzullahu.

Tashmë trupat e dy emigrantëve do të pushojnë në varrezat e shqiptarëve mysliman, derisa nuk dihet identiteti i tyre, varret e të ndjerëve do të identifikohen me shifra të lëshuar nga institucionet përkatëse.

 

Si humbën jetën dy emigrantët ilegalë?

Dy meshkuj të moshës së mesme, për të cilët dyshohet se janë emigrant ilegal nga Lindja e Mesme, kanë pësuar aksident fatal-vdekjen, në mëngjesin e 5 prillit në afërsi të fshatit Osllarë, jo shumë larg stacionit hekurudhorë në Levosovë të Bujanocit. 

Sipas deklaratës së Goran Jovçiq nga zyra e zëdhënësit të Policisë në Vranjë, aksidenti ka ndodhë në orën 05:08 minuta kur treni ndërkombëtar i mallrave me numër 4570, në shpejtësi të madhe po vinte nga drejtimi i Shkupit dhe me këtë rast ka goditur dy emigrantët.

Në vendin e aksidentit tragjik ishte një pamje e tmerrshme, ku nga forca e goditjes, trupat e viktimave ishin shpërndarë në shumë vende në hekurudhë.

Sipas deklaratës së drejtuesit të trenit dhënë organeve hetimore, viktimat dyshohet se po pushonin në shinat e trenit, dhe se ai ka tentuar që t’i paralajmërojë me anë të sirenës, por se emigrantët nuk kanë arrit të largohen në kohë nga binarët.

Zyrtarët nuk kanë arrit që t’i identifikojnë viktimat pasi të njëjtit nuk kishin dokumente me vete. Obduksioni i trupave të pajetë është kryer në qendrën spitalore në Vranjë./Titulli.com/

 
 
Gazetarët, udhëheqësisë së Bujanocit: Po shkelni Ligjin dhe Rregulloren
Bronx, fitues i festivalit në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration