Lokale
Bujanoci pa rrymë gjatë ditës së sotme
Remonti në trafostacionin 110 kilovoltësh sot do të lë pa rrymë elektrike disa vendbanime të komunës së Bujanocit
Elektrodistribucioni i Serbisë ka njoftuar se sot nga ora 12h deri në orën 16h do të ketë ndërprerje të kohëpaskohshme të energjisë elektrike për shkak të punimeve në trafostacion.
Kjo ndërmarrje shtetërore njofton se disa vendbanime do të mbesin pa rrymë elektrike për shkak të zëvendësimit të disa elementeve të amortizuara me ato të reja në sektorët 35 kilovatë të trafosë 110 kilovatëshe.
Elektrodistribucioni nuk ka dhënë detaje se cilat vendbanime të kësaj komune do të preken nga ndërprerja e energjisë elektrike, mirëpo ka theksuar se punimet e sodit të ndikojnë që gjatë periudhës dimërore ky rajon të ketë furnizim të rregullt me energji elektrike.
Nëse vie deri te ndërprerja e rrymës në pjesën e qytetit ku janë të vendosura edhe pompat për furnizim me ujë të amvisërive, mund të ndodhë që përveç rrymës, qytetarët për disa orë të mbesin edhe pa ujë të pijshëm/Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/trafoja.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!