Bujanoci në vitin 2015 edhe më i varfër! (Audio)
Lokale

Bujanoci në vitin 2015 edhe më i varfër! (Audio)

22.Dec.2014 21:18
0

Në Bujanoc sot është bërë propozimi i buxhetit komunal për vitin e ri 2015-të nga ana e Këshillit. Për dallim nga viti që po e lëmë pas, propozim buxheti i ri është më i ulët për 5 milion dinarë.

Në seancën e shtatëmbëdhjetë të Këshillit Komunal të Bujanocit është aprovuar propozim vendimi i buxhetit të Komunës së Bujanoci me një shumë të përgjithshme prej 903 milionë e 280 mijë dinarë.

Kjo shumë është për 5 milion dinarë më e ulët se ajo e vitit 2014-të, ndërsa nëse merret edhe tatimi në paga, që ka ndryshuar nga vitet e kaluara, atëherë buxheti i komunës do të jetë më i varfër për 25 milion dinarë, raporton Titulli.com.

Se viti që po vjen do të jetë i vështirë e pranon edhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

“Ky vit do të jetë pak i vështirë, jo vetëm në realizimin e këtij programi, por është e vështirë edhe sa i përket realizimit të të hyrave sepse Serbia është në një gjendje shumë kritike ekonomike, por kjo ndikon edhe në mënyrë direkte dhe indirekte në buxhetin e komunës”.

Ajo që vërehet në këtë propozim buxhetor janë mjetet e parapara për punësim, që janë simbolike krahas atyre për investime infrastrukturore.

Këshilli të hënën votoi propozimin që rreth 200 milionë dinarë të dedikohen për infrastrukturë, kurse vetëm 5 milionë për subvencionime të ndërmarrjeve për punësim të punëtorëve, si dhe 10 milion për aftësim profesional.

Duke parë situatën e rëndë ekonomike dhe papunësinë e lartë, buxheti i propozuar nuk mund të përmbush as kërkesat elementare për zbutjen e këtij fenomeni në këtë komunë. /Titulli.com/

 

Lisat e Zarbicës në legjenda dhe në realitet (Foto)
Nëse lejon ministria, Bujanoci do të ketë këto emra shqiptarë të rrugëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration