Lokale
Bujanoci nuk mund të ndahet
Lëvizja për Bujanocin "dështoi" me projektin e saj. Propozimi për ndarjen e Bujanocit në dy komuna ka hasur në kritika të forta nga disa përfaqësues serb të kësaj komune, të cilët kategorikisht refuzojnë këtë ide.
“Rreth ndarjes së Komunës së Bujanocit mund të flasim një ditë kur të përmbushen kushtet në kuptimin e numrit të banorëve, edhe atëherë nuk do të bëhet kurrfarë ndarje në baza etnike. Ideja e Lëvizjes për Bujnaocin është pak absurde, pse kjo lëvizje nuk paraqitet në zgjedhjet e rregullta lokale dhe për këtë të kenë një përfaqësues legjitim në Bujanoc”, shtron pyetjen Stojança Arsiq, nënkryetar i komunës dhe njeriu i parë me grupin e tij qytetare që participon në qeverisjen multietnike lolake.
Të njëjtin mendim ka edhe kryetari i bordit të Partisë Radikale Serbe në Bujanoc, Jovica Stojmenoviq.
“Si të ndahet Bujanoci fizikisht dhe praktikisht? Këso ide “të çmendura” gjithmonë ka pasur, mirëpo nuk duhet dhënë shumë rëndësi. Edhe atëherë kur isha këshilltarë dhe tani them qartë se kundërshtojmë çdo ndarje dhe çfarëdo forme të re të kufijve, ka thënë për Median e Jugut, Sojmenoviq, transmeton Titulli.
Lëvizja për Bujanocin më herët përmes një kumtese për opinion kishte njoftuar se propozon ndarjen e Komunës së Bujanocit, për të ruajtur interesin e serbëve./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/bujanoci.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!