Bujanoci nën ujë, ndërpritet transporti hekurudhor (foto & video)
Lokale

Bujanoci nën ujë, ndërpritet transporti hekurudhor (foto & video)

26.Feb.2013 11:44
0
Vërshimet që në orët e vonshme të mbrëmjes kanë përfshirë Komunën e Bujanocit kanë shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa kanë ndërprerë edhe linjën hekurudhore Shkup – Beograd Reshjet e pandërprera të shiut për dhjetëra orë me radhë kanë shkaktuar vërshime në vendbanime të ndryshme të Komunës së Bujanocit. Më i rrezikuari është fshati Levosovë pjesë të së cilit janë vërshuar pas shembjes së pendës nga dheu që mbante në shtrat lumin Moravica që vjen nga drejtimi i Preshevës. Uji ka mbuluar edhe hekurudhën që lidhë Shkupin me Beogradin me ç’rast si pasojë e vërshimit përkohësisht është ndërprerë edhe qarkullimi në këtë linjë. [caption id="attachment_59933" align="aligncenter" width="640"]Kalimi hekurudhes në fshatin Levosovë, Bujanoc Kalimi hekurudhes në fshatin Levosovë, Bujanoc[/caption]   Agim Haliti Drejtor i Direkcionit për Ndërtim dhe anëtar i Shtabit për Emergjenca në këtë komunë, në një prononcim për Titullin tha se ndërmarrja e tij ka angazhuar ekskavator dhe makineri tjetër për të shpëtuar pjesët e vërshuara. “Gjendemi në fshatin Levosovë ku është e angazhuar makineria e disa ndërmarrjeve për të shpëtuar sa mundemi nga vërshimi që ka kapluar këtë fshat,” tha me këtë rast Haliti i cili shtoi se edhe në vendbanime të tjera ka pasur probleme të ngjashme. “Rreziku i madh nga vërshimi ka qenë edhe në fshatin Tërnoc ku gjatë tërë natës kanë qenë në funksion makinat e ndërmarrjes “Sela Com” dhe vëllezërve të tij, si dhe me qytetarët kemi arrit të shpëtojmë nga vërshimi lagjen “Haxhi Musa” një pjesë e së cilës është afër lumit”, ka thënë Haliti. Vërshime ka pasur edhe në fshatrat e malësisë së Bujanocit si në Breznicë, ndërsa në qytet dëme kanë pësuar shtëpitë në podrumet e të cilëve ka vërshuar uji nëntokësor. [caption id="attachment_59934" align="aligncenter" width="640"]Fabrika e Simpos në Bujanoc rrezikohet nga vërshimet Fabrika e Simpos në Bujanoc rrezikohet nga vërshimet[/caption] E rrezikuar nga vërshimet sot ishte edhe fabrika “Simpo” e cila gjendet në afërsi të lumit Morava dhe vetë fshatit Levosovë që pjesa më e madhe e saj tashmë është nën ujë. Deri më tani përveç dëmeve materiale nuk është paraqitur asnjë rast i të lënduarve. Në vendet më të rrezikuara nga vërshimet janë duke qëndruar edhe zjarrfikësit dhe shtabi i emergjencave./Titulli.com/ http://youtu.be/WpDCO5XJKHgcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/vershimet-Levosove1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Eigner: Do të ndihmojmë zhvillimin ekonomik në Luginë
"Flamurin do ta vendosim në godinën e KKSH-së"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration