Lokale
Bujanoci ndan 544 bursa për studentët (rezultatet)
Komuna e Bujanocit ka shpallur listën me 624 emra të studentëve të cilët kanë aplikuar për bursa studentore.
Sipas listës së shpallur, bursën e kanë fituar 544 studentë nga viti i parë i studimeve e deri në kandidatin e fundit që gjendet në listën pozitive dhe që studjon në vitin e dytë të doktoraturës.
80 studentë me adresë banimi në Bujanoc nuk kanë përmbushur kushtet për të fituar të drejtën e shfrytëzimit të bursës që ndahen nga buxheti i komunës së Bujanocit.
Sipas njoftimit të komisionit, kandidatët që nuk janë përzgjedhur dhe që e vlerësojn si të këtë të padrejtë, ankesat e tyre mund t’i dorëzojn më së voni shtatë ditë nga dita e shpalljes së rezultateve (05.03.2013).
Kryetari i Komisionit për bursa të studentëve Arbër Pajaziti, në njoftimin e dërguar, shkruan se në mbledhjen e ardhëshme do të bëhet klasifikimi i studentëve dhe në bazë të suksesit të tyre do të bëhet edhe ndarja e mjeteve.
Këtë vit nga buxheti i komunës së Bujanocit, Këshilli Komunal ka marrë vendim të ndajë 10 milionë dinarë për bursa të studentëve./Titulli.com/
KLIKO për të shkarkuar listën me kandidatët me rezultate pozitive
KLIKO për të shkarkuar listën me kandidatët me rezultate negativecopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/studentet.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!