Lokale
Bujanoci humbi 1.250 vende pune?!
Kryetari i Vranjës Zoran Antiq të premten, përfaqësuesve të kompanisë italiane “Geox”, zyrtarisht i ka dorëzuar lejen për ndërtim, me rast janë përmbushur të gjitha kushtet për fillimin e realizimit të investicionit më të madh për momentin në Serbi.
Kërkesa për dhënien e lejes për ndërtim është dorëzuar më 17 shkurt dhe vetëm për 10 ditë administrata e qytetit ka pru vendim për lejim të ndërtimit të objektit të fabrikës.
Përfaqësuesit e “Geox” menjëherë kanë dorëzuar kërkesën për fillimin e punimeve, që nënkupton edhe fillimin e ndërtimit të fabrikës gjatë javës së ardhshme.
[caption id="attachment_109421" align="aligncenter" width="440"] Kryetari i Vranjes Zoran Antiq dhe perfaqesuesi i kompanise "Geox"[/caption]
Përndryshe, në fazën e parë është paraparë që kjo kompani të punësojë 1.250 punëtorë, ndërsa për momentin 200 punëtorë punojnë për këtë prodhues në hapësirën ku tashmë do të ndërtohet fabrika e re këpucëve.
“Me ardhjen e “Geox” si dhe marrëdhënien që kanë me vetëqeverisjen lokale dhe partnerët në marrëveshjen e arritur, të gjithë investitorëve i kemi dërguar një mesazh të qartë se në Vranjë duhet të investojnë pasi posedojm të gjithë ate që është e nevojshme për kompanitë e interesuara”, është shprehur kryetari i Vranjës, Zoran Antiq, gjatë dorëzimit të lejes për ndërtim.
Kompania italiane “Geox” që merret me prodhimit e këpucëve, për hapjen e një fabrike të ngjashme, më parë ishte interesuar që ta hapë në Bujanoc, derisa në momentet e fundit u tërhoq për në Vranjë për të bërë këtë investim më të madhin për momentin në Serbi /Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/11/Bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!