Lokale
Bujanoci edhe me një rrugë të asfaltuar
Rruga e “Vranjës” sot ka dalë nga balta. Asfalti i shtruar ka gëzuar banorët e kësaj lagje.
Kjo rrugë e cila gjendet në afërsi të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc është asfaltuar në një gjatësi prej 400 metra.
Asfaltimin e rrugës nga afër e ka përcjellë edhe kryetari i komunës Nagip Arifi, ndërsa është shprehur i kënaqur me punimet e zhvilluara.
Sipas drejtorit të “Drejtoratit për Ndërtim” Agim Haliti asfaltimi i kësaj rruge, në një gjerësi prej 5 metrash dhe gjatësi prej 400 metrave, është bërë me mjetet e buxhetit të komunës në një vlerë prej 3.8 milion dinarë.
Më të gëzuarit kanë qenë banorët shqiptar të kësaj lagje të cilët me vite kishin pritur rregullimin infrastrukturor të kësaj rruge./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/06/kuvendi-komunal-4.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!