Bujanoci edhe me një parti të re
Lokale

Bujanoci edhe me një parti të re

13.Sep.2012 13:52
0
Komuna e Bujanocit, së shpejti do ta “pasuroj”, skenën  politike edhe me një subjekt të ri politik shqiptar, nën firmën e Grupimit të Qytetarëve “Për ardhmërinë e Bujanocit”. Këshilli Nismëtar, që nga fillimi, i javës së ardhshme do ta bëjë publike, rolin dhe rëndësinë e formimit të këtij grupimi të qytetarëve. Këshilli Nismëtar për formimin e Grupimit të Qytetarëve “Për ardhmërinë e Buajnocit”, e sheh të udhës dhe të nevojshme për krijimin e një organizimi të tillë politik, i cili i ka munguar deri sot Luginës së Preshevës. “Në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë veprojnë me dhjetëra subjekte politike, ndërsa nuk ka asnjë grupim të qytetarëve, i cili në programin e saj politik si koncept kryesor do ta ketë qytetarin”, thotë Grup Qytetarë, përmes njoftimit që ka ardhë në email adresën e Titullit. Më tej në njoftim thuhet se “Grupimi i Qytetarëve “Për ardhmërinë e Bujanocit”, nuk do të pozicionohet në asnjë krah të partive politike, por do të jetë parti e pavarur, e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të aderohen në këtë subjekt gjithëpërfshirës, gjithnjë duke pasur në fokus të drejtat e qytetarëve në Komunën e Bujanocit”, njofton Këshilli Nismëtar për formimin e Grupimit të Qytetarëve “Për ardhmërinë e Buajnocit”. Vlen theksuar se në këtë njoftim nuk ka emra të personave të cilët morrën iniciativën për formimin e këtij subjekti./Titulli.com/.copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/komuna-Bujanocit.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Nuk harrohet mësuesja Luljetë (foto)
Të rinjt e Luginës "qajnë" hallet në Prishtinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration