Bujanoci e Presheva pas zgjedhjeve të 24 Prillit (video)
Lokale

Bujanoci e Presheva pas zgjedhjeve të 24 Prillit (video)

10.May.2016 15:05
0
Gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, parasëgjithash, kërkon angazhim në zgjidhjen e problemeve kombëtare e më pas atyre politike dhe ekonomike, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile.

Lidershipi i posadalur nga zgjedhjet e 24 prillit, sipas Belgzim Kamberit, kryetar i Këshillit të Drejtave të Njeriut, duhet të ketë parasysh se pazhvilueshmëria ekonomike e këtij rajoni është pasojë e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore mbi baza kombëtare, prandaj, sipas tij, fokusi duhet të jetë në zgjidhjen e të drejtave kombëtare.

Nga ana tjetër, Gazmend Arifi, përfaqësues i Qendrës Europiane të Luginës, konsideron se e mira e zgjedhjeve të 24 prillit është dënimi që morën strukturat e kaluara nga elektorati, por ai ëshët skeptik në zgjidhjen e çështjes kombëtare edhe nga strukturat e reja.

Shqiptarët në Serbi, vazhdojnë të jenë pjesa më e diskriminuar e kombit. Sipas një hulumtimit të pavarur të medieve mbi urrejtjen e pakicave nacionale nga shumica serbe, bëhet e ditur se pakica shqiptare zë vendin e parë për urrejtje nga shumica serbe, në Serbi./B.Rexhepi/Titulli.com/

Arifi: Do t'i sjellim investimet e huaja në Preshevë, paraardhësit e mi e shkatërruan këtë komunë
Preshevë: Akademi për dëshmorët e UÇPMB-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration