“Bujanoci duhet të llogarisë në ndihmën e Zvicrës” (video)
Lokale

“Bujanoci duhet të llogarisë në ndihmën e Zvicrës” (video)

05.Feb.2013 15:49
0
Ambasadori i Zvicrës në Beograd ka deklaruar sot në Bujanoc se regjioni i jugut të Serbisë duhet të llogarisë në ndihmën e Zvicrës. Ambasadori zviceran në Beograd, Jean-Daniel Ruch, i cili sot qëndori për herë të parë në Bujanoc, në takimin me kryetarin e Komunës së Bujanocit Nagip Arifin, premtoi se shteti helvetik do të vazhdojë ndihmën edhe viteve në vijim. “Ky regjion duhet të llogarisë në ndihmën e Zvicrës. Kemi rreth 11 mijë qytetarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër. Ata kontribuojnë ne prosperitetin e Zvicrës, por gjithashtu edhe zhvillimin e këtij regjioni”, tha pas takimit ambasadori Daniel Ruch, duke nënvizuar se mes Zvicrës dhe Buajnocit është një lidhje ekonomike dhe familjare, raporton Titulli. Ambasadori poashtu theksoi se në takim është biseduar edhe për mënyrën e zhvillimit ekonomik pasi që ai është më se i nevojshëm në këtë rajon dhe se ndikon në stabilitetin politik. “Bashkë me partnerët tanë nga Bashkimi Evropian ne po ndihmojmë që të zhvillohet ky regjion. Vetëm këtë vit në kuadër të programit PROGRES, Zvicra ka investuar 2.7 milion franga zvicerane”, u shpreh Daniel Ruch. Për investimet dhe interesimin e Zvicrës për Komunën e Bujanocit, nikoqiri ishte shumë mirënjohës. “Shteti zviceran edhe matej do të përkrah programin PBILD dhe PROGRES. Ne sot do të kemi një takim me përfaqësuesit e PBILD-it në të cilin merr pjesë edhe Zvicra dhe ka për qëllim punësimin e 40 punëtorëve të regjistruar në Entin për punësim në Bujanoc”, tha në prononcimin e tij për media kryetari Nagip Arifi. Temë tjetër në takim ishte edhe investimet eventuale në Bujanoc të bashkatdhetarëve të cilët punojnë dhje jetojnë në Zvicër. Lajmi i mirë për regjionin është se është se Zvicra do të vazhdojë të ndihmojë në zhvillimin ekonomik në regjion, pasi Ambasadori Daniel Rauch beson se në këtë rast interesi është i të dyja palëve./Titulli.com/ http://youtu.be/Myd9nctna-0copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/Arifi-Jean-Daniel-Ruch.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Stankoviq: Dëmtuesit e varrezave në Osllarë të dalin para drejtësisë
KKSH në përkrahje të aktiviteteve kulturore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration