Bujanoci, aty ku promovohet kultura amerikane
Lokale

Bujanoci, aty ku promovohet kultura amerikane

29.Jun.2012 15:11
0
Këndi amerikan i themeluar në gusht të vitit 2005 në Bujanoc, promovon kulturën amerikane tek të rinjtë dhe njëkohësisht u mundëson njohjen e historisë, gjeografisë të SHBA-ve dhe përvetësimin e gjuhës angleze përmes aktiviteteve të ndryshme. Berat Idrizi, koordinator i “Këndit Amerikan” në Bujanoc tha se kemi 600 anëtar të rregullt dhe se shumica prej tyre interesohen shumë për programet tona. Sipas tij aktiviteti kryesor është huazimi I librave,magazinave,librave elektronike apo kindu,filmave dokumentar dhe për fëmijë,si dhe lojëra të ndryshme si për fëmijë ashtu edhe për të rritur. “Prej themelimit e deri më tani kemi pasur programe të ndryshme ku kemi ftuar ligjërues të ndryshëm amerikan me tema dhe programe të ndryshme dhe njëherit këtë traditë do ta vazhdojmë dhe në të ardhmen”, shtoi Idrizi. Zyra e “Këndit Amerikan” është e pajisur me aparaturat e reja, siç janë tabela e mençur (smart board), laptop, kompjuter,wwii/game si dhe tri libra elektronike. Koordinatori, Berat Idrzi në fund të muajit qershor do të udhëtoj drejt Amerikes për seminaret që do të organizohen nga ambasada Amerikane në Beograd,dhe gjatë këtij seminari do të ketë takime të ndryshme si me përfaqësuesit e bibliotekave Amerikane nga 32 shtete,po ashtu dhe me zyrtar të lartë Amerikan. Idrizi, porosit rininë  që ta vizitojnë “Këndin Amerikan” dhe ti shfrytëzojnë resurset të cilat posedojmë dhe të forcojnë gjuhën angleze njëherit të kalojnë një kohë të mirë me lojëra,filma por mos të harrojnë librin./Besa Ramadani/Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/Kendi-amerikan-bujanoc-brendfa.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Qeveria e Daçiqit frikëson shqiptarët e Luginës
Vazhdon aksioni humanitar për Muhamedin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration