Bujanoc: Qeveria e Serbisë pa përgjigje ndaj kërkesë për dëmet nga vërshimet
200 mijë eurot e Qeverisë së Kosovës janë mjetet e vetme që kanë arritur ne një kohë rekord në buxhetin e komunës së Bujanocit për sanimin e dëmeve nga vërshimet e janarit të këtij viti.
Gjatë mbledhjes së sotme të Shtabit për situata emergjente, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi u bë e ditur se pavarësisht kërkesave drejtuar qeverisë së Serbisë dhe asaj të Shqipërisë për sanimin e dëmeve nga vërshimet, akoma nuk ka asnjë përgjigje në këtë drejtim.
Gjatë kësaj mbledhje gjithashtu u raportua edhe për dëmet e shkaktuara në infrastrukturë, ekonomit familjare dhe bujqësi ku shuma totale e dëmeve është vlerësuar mbi 41 milion dinarë, ndërsa shuma totale nga qeveria e Kosovës e cila vetëm se është transferuar në buxhetin e komunës së Bujanocit është 24.431.499 dinarë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ujanoc-keshilli.jpeg): failed to open stream: No such file or directory