Bujanoc: Policisë i iku shoferi, tash ja vodhën edhe veturën që e konfiskuan
Lokale

Bujanoc: Policisë i iku shoferi, tash ja vodhën edhe veturën që e konfiskuan

23.Jan.2015 14:02
0

Nga parkingu i stacionit Policorë në Bujanoc është vjedhur një veturë, e cila ishte konfiskuar me rastin e arrestimit të kontrabanduesve me njerëz, ka konfirmuar kryeshefi i stacionit policor në Vranjë, Sllagjan Vellinoviq.

Ai nuk ka dashur  të zbulojë më shumë detaje rreth këtij rasti.

Siç ka mësuar OK Radio, vetura e markës “Opel Kadet”, me targa të falsifikuara të Vranjës, është vjedhur të martën edhe ate para kamerave të sigurisë dhe policëve kujdestarë të Stacionit Policor në Bujanoc.

Vetura gjendej në parkingun i cili është në kuadër të stacionit policor, që e ndanë vetëm rruga, por që policia e përdorë ate si të vetin, para së gjithash për makinat e konfiskuara.

Vetura e vjedhur, disa ditë ka qëndruar në parking të Stacionit Policor të Bujanocit, pasi që ishte konfiskuar në aksionin ku ishin kapur imigrantë ilegalë, ndërsa shoferi i veturës kishte arrit që të ikë nga vendi i ngjarjes. /Titulli.com/

Në Medvegjë gjendja alarmuese, të kthehet popullata dhe monitorimi ndërkombëtar (Foto)
Jugu i Serbisë nën ujë, Lugina jashtë rrezikut (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration