Lokale
Bujanoc: Nisë asfaltimi i rrugës së “Vardar-it”
Kontrata e nënshkruar me kompaninë “Saba Bellça” nga Presheva për asfaltimin e 750 metra të rrugës “Vardar” në Bujanoc, që shpie në drejtim të tregut të qytetit, ka filluar të realizohet në terren.
[caption id="attachment_77415" align="alignleft" width="300"] Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi (arkiv)[/caption]
Sot filloi asfaltimi i rrugës së “Vardarit” me një gjatësi prej 750 metrave, ndërsa paraprakisht janë shtrirë edhe 350 metra të rrjetit të kanalizimit, pasi një pjese të kësaj rruge i mungonte kjo infrastrukturë.
Nisjen e asfaltimit të kësaj rruge sot e përcolli nga afër edhe kryetari I komunës së Bujanocit Nagip Arifi me stafin e tij.
Rruga e “Vardarit” e cila ishte e shtruar me kalldrëm, për t’u bërë me asfalt do të kushtojë rreth 25 milion dinarë (pa tvsh), ndërsa sipas Arifit për fillim është siguruar pjesa e parë e mjeteve nga Trupi Koordinues (TK) me vlerë prej 14 milion dinarë, raporton Titulli.
Arifi gjatë hapjes së punimeve pat thënë se, nëse TK ka mundësi të financojë edhe pjesën tjetër, nëse ndodh kjo atëherë punimet do të përfundohen brenda vitit.
Sipas kryetarit, kalldrëmi i cili është larguar nga kjo rrugë do të shfrytëzohet nga Drejtorati për Ndërtim dhe Komunalia për renovimin e të gjitha rrugëve tjera të ndërtuara nga kalldrëmi.
Kontrata për fillimin e punimeve në këtë rrugë ishte nënshkruar më 13 maj ndërmjet kryetarit të komunës dhe kryesit të punëve, kompanisë “Saba Bellca” nga Presheva.
Punimet në këtë rrugë për të larguar kalldrëmin dhe përgatitjen për asfaltim , kishin filluar më 21 qershor të këtij viti. /Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/06/rruga-vardarit-Bujanoc-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!