Bujanoc: Kamberi takon delegacionin nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi
Shaip Kamberi, deputet popullore ka pritur në takim një delegacion nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, i kryesuar nga Sonja Biserko.
Postimi i Shaip Kamberit në Facebook:
Në kuadër të përpilimit të Raportit të radhës mbi të drejtat e njeriut dhe pakicave, e me qëllim të grumbullimit të informacioneve mbi gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Delegacioni i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, i kryesuar nga znj. Sonja Biserko, po qëndron këto ditë në Luginë të Preshevës.
Në takim e përbashkët sot biseduam për problemet e shumta me të cilët vazhdojnë të përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës e me theks të veçant për pasivizimin e adresave të shqiptarëve.
Serbia vazhdon t'i trajtojë pakicat si qytetarë të rendit të dytë.
Prandaj edhe Serbia vazhdon të sillet e painteresuar për të dëgjuar problemet, e pavullnetshme për t'u përballur me to dhe me mungesë dëshire për t'i zgjidhur ato.
Kjo qasje e shtetit ndaj pakicave dëshmon edhe njëher që Serbia është larg rrespektimit të normave universale të të drejtave të njeriut, e që e bënë atë të jetë larg edhe anëtarësimit në BE.