Bujanoc: Inspeksioni komunal në aksion, ndalohet shfrytëzimi pa leje i hapësirave publike
Drejtorati për punë të inspekcionit është duke e mbikëqyrë ekspozimin e mallrave jashtë tregut, ndalimin e shfrytëzimit (vendosjes) pa leje të hapësirave publike, me qëllim që të lirohen të gjitha hapësirat publike për qarkullim të lirë të qytetarëve, me ç’rast janë larguar të gjitha mallrat e ekspozuara nëpër trotuare.
Po ashtu inspekcioni komunal ka kapur në flagrancë dhe ka gjobitur një person fizik dhe subjekt afarist që hidhnin mbeturina jashtë vendgrumbullimeve të përcaktuara.
Drejtoria e inspekcionit i fton të gjithë qytetarët dhe subjektet që të kontribuojnë në mbajtjen e pastër të mjedisit duke respektuar rregullat.
Për çdo shkelje të ligjit me pasojë ndotjen e mjedisit, qytetarët mund të lajmrojnë në Drejtoratin e Inspekcionit komunal në email adresën inspekcija@bujanovac.rs
Teskt i publikuar në faqen e komunës së Bujanocit në Facebook.