Bujanoc: Fadil (Avdush) Isufi doktoron në shkencat e sigurisë
Në Fakultetin e Sigurisë në Shkup, Fadil Isufi në pranin e komisionit 5 anëtarësh të udhëhequr nga Zh. Daskallovski, mbrojti me sukses temën e disertacionit "Ndikimi i pandemisë Covid-19 në sigurinë kombëtare të Republikës së Serbisë me aspekte krahasuese të vendeve fqinje".
Pas prezantimit, Komisioni e shpalli Fadil Isufin me titullin akademik Doktor i Shkencave të Sigurisë.
Fakulteti i Sigurisë në Shkup është një ndër Fakultet e para në ish-Jugosllavi që merrej me edukimin e zyrtarëve civilë në lëmin e sigurisë.
Në vitin 2019, shtëpia botuese LAMBERT Academic Publishing, botoi librin e Fadil Isufit që ka të bëj me çështjen e refugjatëve dhe reformat në institucionet e sigurisë. Libri është përkthyer në më shumë se 10 gjuhë botërore dhe ofrohet për shitje online në platformën Amazon në https://www.amazon.com/Security-Refugees-Migrants-Protection-Children/dp/6200318026.
Dr. Fadil Isufi, karrierën profesionale e zhvillon me organizata të ndryshme ndërkombëtare siç janë: KNKK, OSBE dhe agjenci të ndryshme të Kombeve të Bashkuara./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/iguria-covid19.jpg): failed to open stream: No such file or directory