Bujanoc: Ditën e Hënë seance konstituive, s'ka koalicione zyrtare
Lokale

Bujanoc: Ditën e Hënë seance konstituive, s'ka koalicione zyrtare

13.May.2016 15:03
0
Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit komunal në Bujanoc ka ftuar seancën e parë konstituive më 16 maj.

Sipas rendit të ditës të prezantuar në webfaqen e komunës, është propozuar që në këtë seancë do të verifikohen mandadet e këshilltarëve komunal.

Deri më tani janë realizuar takime të ndryshme mes subjekteve të ndryshme politike në Bujanoc mirëpo zyrtarisht nuk është arritur ndonjë marrëveshje për formimin e qeverisjes komunale.

Në zgjedhjet e 24 prillit PVD-UDSH fituan 12 këshilltarë, PD 10, LPD me 4 këshilltarë ndërsa prej partive serbe, lista e koalicionit rreth SNS-së ka dal fituese dhe do të ketë 7 këshilltarë, pas tyre Grupi i qytetarëve Stojança Arsiq me 5 këshilltarë, Lista serbe (SPS, JS, SPO) 2 këshilltarë dhe partaia e njësuar rome 1 këshilltarë në kuvendin komunal. 

Sipas opinionit të  qytetarëve është krijuar një pasiguri politike në komunën e Bujanocit duke pas parasysh mosmarrëveshjet për formimin e qeverisjes dhe vonesat e koalicioneve. /Titulli.com/

Bektashi: Fondi Humanitar ka investuar 1 milion e 150 mijë franga në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë (video)
Presheva nën ethet paszgjedhore, akoma ska rezultate përfundimtare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration