Buhiqi i Preshevës pa ujë të pijshëm, nxënësit presin transport nga komuna
Lokale

Buhiqi i Preshevës pa ujë të pijshëm, nxënësit presin transport nga komuna

15.Apr.2019 08:40
0

Në Perëndim të Preshevës, përskaj magjistrales Preshevë-Gjilan, gjendet fshati i parë i Karadakut, Buhiqi i cili ka 21 shtëpi dhe 130 banorë.

Dikur në këtë fshat kishte më shumë banorë, por ishte lufta ajo që i detyroi banorët e këtushëm që për të shpëtuar kokën të braktisin vendlindjen, shtëpitë e së cilës forcat serbe i dogjën tërësisht.

Pas luftës, disa banorë u kthyen në Buhiq, organizatat ndërkombëtare ndërtuan disa shtëpi, por kushtet jo të mira infrastrukturore, papunësia dhe mungesa e perspektivës ka detyruar edhe ata pak banorë që u kthyen të marrin rrugën e mërgimit.

Bujqësia, blegtoria dhe shitja e drunjëve është baza e angazhimit të këtij fshati, por edhe këto bëhen me shumë vështirësi, ndërsa banorët e këtushëm ankohen për mos interesim të pushtetit lokal, thotë Sali Hafizi baorë i këtij vendbanimi.

Sipas tij mungesa e ujit të pijshëm është një ndër problemet me të cilin po ballafaqohet ky fsha dhe se në vitet e nëntëdhjeta e kishin rregulluar ujësjellësin me vetëfinancim, por ushtria serbe e kishte shkatërruar atë gjatë luftës.

“Fshati i ndodhur afër magjistrales që lidh Luginën me Kosovën, shpesh herë ka qenë në shënjestër të forcave serbe të sigurisë, tani që në hyrje të fshatit ndodhet mini stacioni i policisë serbe, këtu edhe kontrollet janë të shpeshta, madje druvarët e kanë shumë të vështirë kalimin nëpër këtë pikë”, është shprehur Hafizi për rtk, transmeton Titulli.com.

Ndërsa blegtoria e bujqësia kanë mundësi të zhvillimit në këto hapësira, megjithatë pa mjete dhe pa subvencione të pushtetit lokal kjo është e pamundur. 

Banorët e Buhiqit, jetojnë nga prerja , bartja dhe shitja e drunjve, punë kjo mjaftë e rëndë por edhe me një varg problemesh nga zyrtarët e pylltarisë dhe ata të policisë, ka thënë mes tjerash Qamil Beqiri nga Buhiqi.

Presheva është larg  më se gjashtë kilometra, largësia paraqet problem sidomos për nxënësit e shkollave të mesme, për të cilët nuk ka transport të siguruar nga autoritetet e pushtetit lokal.

Qamil Beqiri i ndodhur jo larg komunës së Preshevës, me pak investime fshati Buhiq do të mund të ishte një para lagje e bukur e qytetit e ndodhur në vargmalet e Karadakut, thonë banorët./Baki Rexhepi-Rtk/Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ali-hafizi.JPG): failed to open stream: No such file or directory
Historia e Deli Agushit në Bilaç dhe objektet e trashëgimisë kulturore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration