Brnaqbiq: Ideja për bashkimin e Luginës me Kosovën jashtë realitetit?
Kryeministrija e Serbisë, Ana Brnabiq ka vlerësuar se deklaratat e Prishtinës zyrtare për mundësinë e bashkimit të tre komunave në jug të Serbisë nuk kanë lidhje me realitetin, shkruan Titulli.com.
Sipas saj kjo nuk ka lidhje me vetëdijën e shekullit 21 dhe realitetin e kohës, kështu u shpreh Brnabiq në diskutimin që po mbahet në Serbi për strategjinë mediale, transmeton Titulli.com.
Ajo i ka bërë thirrje përfaqësusve të qeverisë në Prishtinë që të provojnë të kuptojnë se cilat janë rregullat e shekullit 21 dhe t’i kthehen dialogut me Beogradin.
Ditë më parë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh se do të japë dorëheqje nëse kuvendi i Kosovës nuk miraton marrëveshjen me Serbinë që do të shpallë referendum për bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën./Titulli.com/