Botohet libri me poezi për fëmijë "Ëndrra që më dha gëzim"
Lugina

Botohet libri me poezi për fëmijë "Ëndrra që më dha gëzim"

07.Aug.2018 11:45
0
Doli nga shtypi libri im më i ri me poezi për fëmijë, me titull "Ëndrra që më dha gëzim" me autor Bilall Maliqi nga Presheva.

Brendia e librit shoqërohet me poezi të ndryshme, të cilat janë të ligjerimit poetik për fëmijë. Në vargjet e poezive të librit gjejmë një larushi tematike dhe poezitë janë të kapshme për imagjinatën e fëmijëve.

Autori i librit ka falënderuar redaktorin e librit, shkrimtarin  Mexhid Mehmeti, recensentin, shkrimtarin Avdi Shala dhe redaktorin gjuhësor Mr. Eroll Sejdiu, poashtu e falënderon edhe stafin e mrekullueshëm të shtypshkronjës "Lena Grafik" në Prishtinë  me pronarin, Hajdar Fejzullahu.

Maliqi ka falënderuar edhe ndërmarrjen private "Granit Stone" në Preshevë i cili pjesërisht ia hoqi harxhimet e librit.

Bibliotekat si dhe lexuesit e vegjël do ta kenë në duart e tyre këtë libër tërheqës për lexim dhe se në poezitë e këtij libri secili lexues ndoshta do ta gjejë vendin brenda vargjeve poetike.

Ka dështuar ruajtja e trashëgimisë kulturore e historike në Luginë të Preshevës
LR-PDSH: Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të Luginës jo me kërkesa deklarative...
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration