Lokale
Botime të reja me autorë nga Lugina
Ky vit akademikë është pasuruar edhe me tre tekste universitare në fushën e ekonomisë, lëmia e kontabilitetit, nga autori Shefket Jakupi.
“Këtë vit nxora tre tekste Universitare në fushën e kontabilitetit me vetëfinancim të cilët kanë gjetur zbatim në shumë Fakultete Ekonomike”, i tha Titullit, Shefket Jakupi, PhD – kandidat në kërkim të gradës shkencore “doktorë”.
Librat e botuara për përdorim në fakultete janë, Kontabiliteti financiar, Bazat e kontabilitetit, si dhe Kontabiliteti bazë dhe tatimor.
Këto libra janë punuar me bashkautor Profesor Elez Osmanin nga Ulqini , ndërsa janë shtypë në shtypshkronjën Kosova grup trading në Prishtinë.
Shefket Jakupi, përveç botimeve, është ligjërues në institucion arsimor të lartë dhe të mesëm.
Autori i cili është nga Konçuli, komuna e Bujanocit, deri më tani ka botuar 11 tekste, tetë universitare dhe tre për shkolla të mesme.
Librat e Jakupit kanë gjetur zbatim në shumë institucione arsimore, si:
Universiteti Bujqësor Publik -Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Tiranë;
Universiteti “Kristal” Tiranë;
Universitetin “Luigj Gurakuqi”në Shkodër;
Universiteti Publik i Tetovës në Tetovë;
Universiteti Publik i Prishtinës në Prishtinë;
Kolegji Universitar “GJILANI” në Gjilan;
Kolegji Universitar “AAB” në Prishtinë;
Kolegji Universitar “Univerzum” në Ferizaj;
Kolegji Universitar “Iliria” në Prishtinë
Përmbajtjet e këtyre teksteve dhe tekstet tjera të botuara nga Prof.Shefket Jakupi mund ti lexoni duke klikuar këtu./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/KoNTABILITETI.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!