Blofi qeveritar për tarifat doganore, Lugina akoma në geto
Lokale

Blofi qeveritar për tarifat doganore, Lugina akoma në geto

17.May.2012 13:02
0
Kërkesat e vazhdueshme të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për uljen e tarifave kufitare me Kosovë, duket se ka pak gjasa që të realizohen edhe përkundër premtimit të Qeverisë së Kosovës. Kjo e fundit, si shenjë reciprociteti me Serbinë, ka vendosur tarifat kufitare për ata që hyjnë nga Serbia në Kosovë, nga dhjetori i vitit të kaluar, si rrjedhojë e marrëveshjes Prishtinë - Beograd në Bruksel. 60 euro është pagesa minimale që një person duhet të paguajë sigurim nëse hyn me veturë nga Serbia në Kosovë, e cila vlen vetëm për 2 javë qëndrim, për çka shqiptarët e Luginës së Preshevës thonë se në vend të lirisë së lëvizjes, janë izoluar edhe më shumë, për faktin se këto tarifa janë jashtë çdo normaleje. Si pasojë e ankesave të vazhdueshme, Qeveria e Kosovës është zotuar se do të bëjë gjithçka që është e mundur, për t’i ulur ato tarifa apo për t’i hequr krejt. Dy javë më parë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka kërkuar nga kompanitë e sigurimeve që të merren me këtë çështje. “Kompanitë e sigurimit më kanë kthyer një përgjigje, me anë të së cilës theksojnë se do të angazhohen në këtë drejtim”, tregon Kuçi, për ‘Zërin’, duke shtuar se kjo është e tëra që ka marrë si përgjigje nga ata. Gazeta ka kontaktuar me Rrahim Pacollin, kryetar i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), i cili bëri të ditur se të mërkurën (sot), do të mblidhet asambleja e Byrosë, ku do të diskutojnë për këtë çështje. “Tarifat janë vendosur si reciprocitet me Serbinë, madje sipas informatave që kam, Serbia është duke shqyrtuar që edhe më shumë t’i rrisë tarifat për qytetarët e Kosovës. Prandaj, nuk e di se sa mund të bëjmë në këtë drejtim, por megjithatë do të bisedojmë për t’i parë mundësitë”, tha Pacolli. Ai tha se është vështirë që tarifat të ulen vetëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës, e jo edhe për serbët, sepse nuk ka mundësi ndarjeje, duke lënë të kuptohet që ka shumë pak mundësi që për momentin të gjendet zgjidhja. Në anën tjetër, zyrtarë nga Lugina e Preshevës, thonë se ky premtim i Qeverisë së Kosovës është vetëm një blof i radhës i tyre. “Mendoj që është edhe një blof i Qeverisë së Kosovës, për uljen e tarifave kufitare. Ka disa muaj që ka premtuar, ndërsa nuk ka bërë asgjë. Kjo tregon se Qeveria e Kosovës është joserioze ndaj Luginës së Preshevës”, u shpreh për “Zërin” Belgzim Kamberi, kryetar i Këshillit të të Drejtave të njeriut në Preshevë. “Qeveria e Kosovës po vazhdon diskriminimin ndaj qytetarëve të Luginës së Preshevës, njëjtë sikur që bën Qeveria e Serbisë”, u shpreh Kamberi. Kurse Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës dhe lider i Partisë Demokratike Shqiptare, tha se shqiptarët që nga dhjetori i vitit të kaluar janë futur në një geto. Ai tregoi për diskriminimin tjetër që po iu bëhet atyre nga ana e Maqedonisë, ku autoritetet atje kanë nisur të mos lejojnë lëvizjen e shqiptarëve të Luginës. “Jemi bllokuar nga Kosova, e tani edhe nga autoritetet e Maqedonisë, të cilët kanë nisur të pengojnë lëvizjen e shqiptarëve të Luginës, por vetëm të shqiptarëve, sepse serbët nuk i pengojnë të lëvizin”, tha Mustafa, duke shtuar se maqedonasit nuk japin arsye për këto sjellje të tyre. “Shqiptarët në Luginë të Preshevës janë izoluar krejtësisht, njëherë me Kosovë e tani edhe me Maqedoninë. Kështu kemi mbetur në një pozicion të palakmueshëm, sikur në gjendje lufte”, shtoi Mustafa. Megjithatë, ai vazhdon të besojë se autoritetet e Kosovës do të ulin tarifat kufitare, duke shpresuar që vonesat kanë të bëjnë me çështje procedurale. Behxhet Shala, nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Prishtinë, thotë se Qeveria e Kosovës e ka për obligim t’i heqë këto tarifa ose të paktën t’i ulë në minimum, meqë është e vetmja ndihmë që mundet dhe duhet ta bëjë për shqiptarët atje. Ndryshe, kjo masë është duke u aplikuar vetëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës,sepse serbët e Kosovës që kalojnë kufirin janë të privilegjuar nga autoritetet kosovare./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/polivcta.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Banorët e Luginës, me 20 euro - 7 ditë në Kosovë
Në Dobrosin sulmohet pika kontrolluese e policisë, nuk do të rrimë të qetë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration