Bislimi pret në takim Mustafin: Kosova në vazhdimësi do të mbështesë Luginën e Preshevës
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi është pritur nga zëvendëskryeministri i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi.
Bislimi ka shkruar në Facebook se e Qeveria e Republikës së Kosovës, në vazhdimësi do të bashkëpunojë dhe mbështesë Luginën e Preshevës, me qëllim mbrojtjen, avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe për mundësi të barabarta.
Postimi i plotë në Faceebok nga Besnik Bislimi:
Mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës është detyrim dhe domosdoshmëri ndaj së cilës ne si Qeveri kemi treguar angazhim maksimal.
Me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, mes shumë temave, diskutuam dhe për finalizimin e pagesës së 255 mijë eurove, për sigurimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe, të cilat do të shpërndahen për të gjithë nxënësit e Luginës së Preshevës, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.
Qeveria e Republikës së Kosovës, në vazhdimësi do të bashkëpunojë dhe mbështesë Luginën e Preshevës, me qëllim mbrojtjen, avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe për mundësi të barabarta.