Bislimi flet për fondin e Kosovës dhe çështjen e Luginës në bisedimet Kosovë-Serbi
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë në emisionin “Kallxo Përnime”, ka folur për takimin që pati në Bruksel me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, si dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Bislimi ka thënë se agjenda e së martës ka pasur dy pika: e para të bisedohet për implementimin e aneksit të dakorduar në Ohër dhe çështja e dytë – bisedimet për çështjet aktuale.
“Në pjesën e parë, pjesa më e madhe e diskutimit ka pasur të bëjë me hapat që duhet të ndërmarrim në ditët në vazhdim dhe që burojnë nga marrëveshja bazike dhe aneksi implementues, për shembull kemi diskutuar për sekuencimin. Është propozuar një princip sipas të cilit nuk mund të fillohet implementimi i të gjitha pikave njëherësh për arsye se kjo do të mund të krijonte një disbalanc ku njëra palë merr shumë dhe nuk është e detyruar të ofrojë diçka, por ideja e Lajçakut është që të ketë sekuencim, pra njëra palë bën diçka pastaj pala tjetër” – ka thënë Bislimi.
Bislimi ka shtuar se deri të premten të dy palët do të dërgojnë komentet e tyre rreth këtij sekuencimi ndërsa ka folur edhe për çështjen e Luginës në bisedimet Kosovë-Serbi dhe zotimet që dalin nga marrëveshja e Ohrit.
“Këtu nuk mund të themi që Kosova po bën diçka apo Serbia por të dyja palët. Jemi dakorduar që deri të premten t’i dërgojmë komentet e tona lidhur me sekuencimin dhe në bazë të këtyre komenteve del drafti tjëtër, ku do të takohemi prapë edhe do të dakordohemi” – ka thënë Bislimi.
Ai ka folur edhe për marrëveshjen për të pagjeturit dhe ka thënë se pothuajse kanë pasur një dakordim që nga gushti i vitit të kaluar.
“Në fund të bisedimeve z. Kurti kishte nënshkruar dokumentin vetëm atëherë kemi vërejtur tërheqjen e z. Vuçiq, i cili kishte thënë se nuk është i gatshëm ta nënshkruajë. Pastaj ka ardhë një dokument i modifikuar nga z. Lajçak në shtator dhe dje mbi këtë dokument kemi diskutuar dhe kemi propozuar diçka që do të na sjellë te 18 gushti ajo është pranuar nga Serbia dhe kemi pasur dakordimin që ky dokument të nënshkruhet” – ka thënë tutje Bislimi.
Ndryshe të martën në Bruksel, Bislimi u takua me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/esnik-Bislimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory