
Bislimi e Nagavci takohen edhe me Kamberin (foto)
Ata fillimisht janë pritur në takim nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, duke vazhduar më pas me takimin me deputetin në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin.
Bislimi ka thënë se është i kënaqur që sado pak Kosova do të bëjë diçka për qytetarët në Luginën e Preshevës.
"Biseduam për rrjedhat e përgjithshme politike në Luginë të Preshevës e rajon, nevojën e prezencës më të madhe të Republikës së Kosovës në Luginë të Preshevës me projekte konkrete, nevojat e qytetarëve të Luginës në Kosovë e sidomos për angazhim më të madh të përfshirjes të të drejtave të shqiptarëve në dialog me Serbinë duke aplikuar parimin e reciprocitetit", ka shkruar Kamberi.

