Lokale
Bisedimet Luginë-Beograd vazhdojnë nesër
Përfaqësuesit politik shqiptar të Luginës gjatë së premtes do të vazhdojnë bisedimet me përfaqësuesin e Qeverisë së Serbisë, në zyrat e OSBE-së në Bujanoc.
Sipas njoftimit për media të lëshuar nga shërbimi për informim i Trupit Koordinues (TK) për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, takimi do të fillojë nesër në orën 14h në mes liderëve shqiptar dhe kryetarit të TK-së Zoran Stankoviq, raporton Titulli.
Takimi i së premtes do të jetë vazhdimësi i takimit të muajit shkurt kur liderët politikë shqiptarë dorëzuan një listë me kërkesa për të drejtat e shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Kërkesat e parashtruara iu janë dorëzuar Qeverisë së Republikës së Serbisë e cila i ka aprovuar në mbledhjen e 4 qershorit.
Takimi i nesërm do të jetë i mbyllur për media, ndërsa në te do të bisedohet për temat e aprovuara më herët, si për përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, përmirësimin e gjendjes ekonomike në tri komuna, përdorimin zyrtar të gjuhës, shkrimin dhe simbolet kombëtare, decentralizim në gjyqësi, arsim, kulturë dhe media, shëndetësi, mbrojtje sociale dhe siguri si dhe masat për arritjen e besimit në këtë rajon,
Pas çdo takimi, sipas njoftimit të TK-së, drejtuesi i këtij organi shtetëror, Zoran Stankoviq do të japë deklarata për media.
Paraprakisht kryetari i Trupit Koordinues,në orën 11h, do të qëndrojë në Preshevë ku do të zhvillojë një takim me kryetarin e Komunës së Preshevës Ragmi Mustafën, me ç’rast do të bisedohet për fillimin e fazës së dytë të punimeve në ndërtimin e maternitetit në këtë qytet./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/Presheve-konferenca.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!