BIPMB: Tensionet fetare në Luginë të inicuar nga ndivid të papërgjegjshëm e me qëllime tendencioze
Lokale

BIPMB: Tensionet fetare në Luginë të inicuar nga ndivid të papërgjegjshëm e me qëllime tendencioze

14.May.2016 19:44
0
"Shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk kanë të përbashkët me boshnjakët e Novi Pazarit, si në aspektin kulturor, regjional, kombëtare e as politik. Mirëpo, këtyre tensioneve po i kontribon edhe politika e pushteteve në Luginë, e cila problemet artificiale po i barti nga sfera e politikës në fushën fetare", u tha gjatë takimit të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPMB).

Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi  organizoi në Preshevë një takim pune me bashkëpuntorët e tij në Këshillin e Bashkësisë Islame, që vepron në kuadër të BIPBM-së dhe shqyrtuan situatën e krijuar rreth të të ashtuquajturit Mexhlis i Novi Pazarit nga Sanxhaku, i cili thirret në emër të Këshillave të Kosovës.

BIPBM, këto veprime i vlerëson të pahijshme dhe shumë të dëmshme, të cilat janë duke lansuar disa individë të papërgjegjshëm e me qëllime tendencioze, pikërisht në prag të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

BIPBM, fton dy palët: Bashkësinë Islame të Kosovës, në krye me Myftiun Naim Ternava, që t’i ulin tensionet, ngase ka ardhur koha që ky institucion i lartë fetar në Kosovë, të sugjeroj KBI-ve të integrohet në institucion e pavarur të jetës fetare të BIPBM-së, nga Lugina e Preshevës, i themeluar që nga viti 2003, ashti siç është Meshihati i Sanxhakut në Serbi.

BIPBM, reagon ashpër ndaj përzierjes së Meshihati të Sanxhakut, në Luginë të Preshevës, duke krijuar tensione të panevojshme. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk kanë të përbashkët me boshnjakët e Novi Pazarit, si në aspektin kulturor, regjional, kombëtare e as politik. Mirëpo, këtyre tensioneve po i kontribon edhe politika e pushteteve në Luginë, e cila problemet artificiale po i barti nga sfera e politikës në fushën fetare.

Gjithashtu, Myfti i Luginës së Preshevës, i cili njëherit është edhe Koordinator i lëndës fetare i ndau dy mirënjohje për dy profesorë të dalluar në procesin arsimor: prof. Leotrim Asllani nga Presheva dhe prof. Ibrahim Rrustemi nga Bujanoci, njofton Qendra për Informim e BIPBM./Titulli.com/

Presheva nën ethet paszgjedhore, akoma ska rezultate përfundimtare
Në Preshevë nderohen dëshmorët e UÇPMB-së, finalen në futboll e fiton KF-Miratoca (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration