BIPBM: Dëmtohet institucioni fetar për 300 mijë euro, vakëfi mbetet i uzurpuar
Lokale

BIPBM: Dëmtohet institucioni fetar për 300 mijë euro, vakëfi mbetet i uzurpuar

04.Nov.2015 17:15
0
Këshilli i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), me hidhërim ka pranuar njoftimin e avokatit Ejup Kamberi, për tërheqjen e padisë nga Gjykata, me nr të lëndës civile 52/10, të BIK-ut kundër Komunës së Preshevës dhe NT "Bratsvo", të cilat kanë uzurpuar pronën e shenjtë "“ vakëfin në vlerë prej 265.000,oo euro.

Nga ky njoftim bëhet e qartë se pushteti lokal në Preshevë, në bashkëpunim me kryetarin e të ashtuquajturit Këshill i Bashkësisë Islame, Fikret Limani, ka dëmtuar institucionin fetar, duke llogaritur edhe shpenzimet e tjera të procedurave gjyqësore në vlerë prej rreth 300 mijë eurove.

"Këshilli i Bashkësisë Islame, është një mexhlis nga Sanxhaku, të cilin e drejton Fikret Limani dhe i cili nuk mund të vendos për fatet e vakëfeve në Preshevë, por as pushteti lokal nuk ka kompetenca për një veprim të tillë", thuhet në reagimin e BIPMB-së.

Këshilli i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, i cili vepron në kuadër të BIPMB-së, vlerëson se përgjegjësia për tërheqjen e padisë nga Gjykata, i takon Fikret Limanit dhe autoriteteve të komunës, të cilat me vetëdije të plotë po shkelin mbi vakëfin e institucionit fetar.

"Gjithkund në botë trashëgimia kulturore, duke llogaritur edhe atë fetare, ruhet, avancohet e afirmohet, si vlera të shenja dhe të pacenuara nga askush. Merrni si shembull Serbinë, si po vepron me pronat e shenjta fetare në Kosovë, ndonëse e pavarur, po mundohet ta bllokoj edhe në UNESCO. E Presheva jonë, po mundohet të abuzojmë me këto vlera të shenjta të pasurisë fetare", thuhet në reagim.

Këshilli i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, i cili vepron në kuadër të BIPMB-së, kërkon nga avokatit Ejup Kamberi, të vazhdojë procedurën për zbardhjen deri në fund të këtij procesi gjyqësor.

Gjithashtu, ky institucion legjitim fetar, kërkon nga imamët, qytetarët dhe shërbimi profesional, të inicojnë procedurë penale kundër Fikret Limanit, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, funksionit që e ushtron në kuadër të KBI-së, thuhet në reagimin e Këshilli i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të nënshkruar nga Granit Kamberi, kryetar. /Titulli.com/

PVD: Qeverisja ne Bujanoc po dezinformon për asfaltimin e rrugës Muhoc "“ Zarbincë
Zvogëlohet numri i refugjatëve që vijnë nëpërmjet Ballkanit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration