BIPBM: Dënon sulmin ndaj policisë multietnike
Lokale

BIPBM: Dënon sulmin ndaj policisë multietnike

24.Oct.2013 18:17
0
Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPMB), me rastin e incidentit që si rezultat kishte vdekjen e policit multietnik Goran Gjorgjeviq, ka shprehur ngushëllimet ndaj familjes së policit të ndjerë, si dhe Stacionin policor në Bujanoc me rastin e humbjes së kolegut të tyre. “BIPMB, me indinjatë të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e policit në krye të detyrës, duke kërkuar që në këto çaste të vështira të mbretëroj arsyeja dhe profesionalizmi në zbardhjen e këtij rasti të rëndë dhe nxjerrjen e autorëve të saj para drejtësisë”, thuhet në kumtesën e këtij institucioni fetar. “Policia multietnike është një e arritur e jona me ndihmën e OSBE-së, e cila duhet të ndihmohet dhe të avancohet e jo të vihet në rrezik jeta e pjesëtarëve të saj, të cilët na garantojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë jetësore”, thuhet mes tjerash në një reagim të BIPMB-së, të nënshkruar nga kryetari i saj Nexhmedin Saqipi. Që nga dita e ndodhjes së këtij aksidenti me pasojë vdekjen e personit zyrtar, BIPMB është institucioni i parë që ka reaguar e i cili udhëhiqet nga shqiptarët./Titulli.com/   ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- http://youtu.be/yfahOrUZOB0copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/policia.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Dy të vdekur në afërsi të Banjës së Bujanocit
“Audi” merret për ekzaminim më të detajuar (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration