Lokale
Bilinica me sistem të ujit, të pavarur nga rryma (foto)
Fshati Bilinicë sot bëri përurimin zyrtarë të ujësjellësit të sapo ndërtuar i cili është me sistem të rënies së lirë
Pati apo jo rrymë elektrike, Bilinica do të ketë ujë edhe atë deri sa nuk shterren burimet.
Sot në mënyrë zyrtare u lëshua në punë ky sistem i ujësjellësit që ishte shumë i rëndësishëm për këtë vendbanim të malësisë së Bujanocit.
Kryetar i K. së Bujanocit Nagip Arifi dhe përfaqësues të tjerë nga administrata u ndien të kënaqur që kanë arrit të zgjidhin problemin me ujë të pijshëm të fshatit Bilinicë.
Agim Haliti nga Drejtorati për Ndërtim i tha Titullit se ky sistem i ujësjellësit ka kushtuar rreth 2.6 milion dinarë, dhe se bëhet fjalë për një sistem me rënie të lirë, ku rryma elektrike nuk do të jetë faktorë që do të ndërpresë edhe furnizimin me ujë.
Rrjeti i ujësjellësit është i gjatë rreth 7 mijë metra dhe do të furnizojë me ujë mbi 20 familje që jetojnë në këtë fshat.
Banorët për delegacionin nga Bujanoci përveç pritjes së ngrohtë kishin shtruar edhe ushqim tradicional.
Bilinica disa herë kishte akuzuar pushtetin e kaluar se nuk ka bërë investime në këtë vendbanim shqiptarë gjatë mandatit të kaluar katërvjeçar./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/nagipi-uji-bilinicë.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!