Lokale
Bie numri i nxënësve në Preshevë, 20 % më pak se vitin e kaluar
Në vitin shkollor 2013/2014 në komunën e Preshevës afër 30 nxënës do të ketë më pak se vitin e kaluar në klasën e parë.
Sot në bankat shkollore për klasën e parë janë ulur 350 nxënës të rinj, ndërsa në 8 shkollat fillore të komunës së Preshevës mësimin do ta vijojnë 3765 nxënës. Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme ka filluar sot viti i ri shkollor 2013/2014, raporton Titulli.
Sipas kryeshefit për veprimtari shoqërore Fadil Azizi edhe këtë vit ka rënë numri i nxënësve edhe atë për 20 % , por sipas tij kjo shifër nuk është drastike duke marrë parasysh vitet e kaluara kur rënia e numrit të nxënësve ishte më i madh. Këtë vit në klasën e parë do të regjistrohen 350 nxënës ose afro 30 nxënës më pak se vitin e kaluar.
Sipas inspektorit të Arsimit Fadil Azizi fenomeni i zvogëlimi të nxënësve më shumë ka prek shkollën fillore “Selami Hallaçi” Rahovicë dhe “Zenel Ajdini” në Raincë.
Ndërkaq edhe në dy shkollat e mesme mësimi ka nisur dhe në banka do të ulen afro 2 mijë nxënës.
Në tërë territorin e Serbisë ditën në shkollë e ka nisur 876 mijë filloristë dhe gjimnazistë, dhe në mesin e tyre afro 70 mijë që ulen për herë të parë në bankat shkollore.
Si pasojë e rënies së numrit të nxënësve afro 1 mijë mësimdhënës do të mbesin pa orë të plota , ndërsa edhe shumë klasë do të mbesin pa nxënës./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/Shkollat-Presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!