Biblioteka e Bujanocit me libra të mjaftueshëm por pa hapësira të leximit
Lokale

Biblioteka e Bujanocit me libra të mjaftueshëm por pa hapësira të leximit

29.Jun.2018 08:56
0
Biblioteka e qytetit në Bujanoc funksionon me selinë kryesore në objektin e shtëpisë së kulturës si dhe në katër vendbanime tjera në territorin e komunës ndërsa përfaqësuesit thonë se problem kryesor e kanë mungesën e hapësirave të leximit, shkruan Titulli.com.

Këtu gjenden mbi 565 libra të zhanreve të ndryshëm në gjuhën shqipe edhe në atë serbe por kryesisht mbi zotërojnë ato me karakter të literaturës shkollore ndërsa lexues të regjistruar ka mbi 900 persona.

Drejtoresha e bibliotekës, Lidija Trajkoviq për Titulli.com theksoi se larmia e librave në bibliotekën e qytetit është i gjerë por problem mbeten hapësirat lexuese.

“Në bibliotekë kemi një asortiman të gjerë të librave si në gjuhën serbe edhe në atë shqipe kurse edhe lexues kemi në numër të kënaqshëm por problemi kryesorë mbeten hapësirat e leximit. Në shumë raste duhet që të improvizojmë në mënyrë që ti ofrojmë hapësira qytetarëve për të lexuar”, deklaroi Trajkoviq .

Ajo tha se më herët i është drejtuar edhe këshillit komunal për mungesën e hapësirave lexuese.

“Më duhet të përsëris se të vetmin problem e kemi me hapësirat lexuese. Kam bërë kërkesë zyrtare edhe në këshillin komunal për hapësirat lexuese por ende nuk kamë një përgjigje për këtë problem”, u shpreh drejtoresha Trajkoviq.

Bibloteka e qytetit të Bujanocit operon gjithsej në 5 lokacione të ndryshme në territorin e komunës në fshatin Tërnoc, Bilaç, Klenik dhe biblioteka kryesore në qytetin e Bujanocit. /Titulli.com/

Ministria e Kulturës së Kosovës do të përkrah aktivitete të shtëpisë së kulturës në Bujanoc
Kuvendi komunal i Bujanocit miraton rebalansin e buxhetit, opozita vlerëson shpenzues
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration