Bërnabiq: Një i infektuar nga Vraja me COVID 19, Ministria e Shëndetësisë nuk konfirmon lokacionin?
Lokale

Bërnabiq: Një i infektuar nga Vraja me COVID 19, Ministria e Shëndetësisë nuk konfirmon lokacionin?

18.Mar.2020 20:22
0

Në raportin e  fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë deri në orën 6 pasdite të datës 18 mars thuhet se u testuan 19 persona nga të cilët 6 ishin pozitiv dhe 13 negativ.

Lajmin për një person  të infektuar nga Vraja e ka konfirmuar, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq e pyetur nga gazetarët në konferencën e mbajtur sonte se nga janë të infektuarit e fundit.

“Nga 6 personat e regjistruar sot me virusin pozitiv  COVID 19, 2 janë nga Uzhica, 1 nga Vraja dhe 3 nga Beogradi”, ka thënë Bërnabiq.

Redaksia e Titulli.com ka kontaktuar 4 numrat zyrtar që janë në dispozicion në Entin e shëndetit publik në Vrajë dhe në njërin janë përgjigjur zyrtarët të cilët thanë se nuk mundë të japin informacione për ndonjë të regjistruar me COVID 19 në Vrajë.

Sipas tyre përgjegjës për dhënien e këtyre informacioneve është Ministria e Shëndetësisë e cila nuk ka publikuar lokacionin e të infektuarëve me COVID 19.

“Në Republikën e Serbisë deri në orën 18:00, 18 mars 2020 janë regjistruar gjithsejt 89 raste të konfirmuara me COVID 19”, thuhet mes tjerash në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/rnabic.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration