Beqiri vendos flamurin: Nuk ka forcë që të na ndalojë flamurin kombëtar (video)
Lokale

Beqiri vendos flamurin: Nuk ka forcë që të na ndalojë flamurin kombëtar (video)

26.Nov.2012 15:00
0

Këshilli Kombëtar Shqiptar sot ka shpalosur flamurin kombëtar Shqiptarë në ballkonin e godinës së këtij institucioni. Kryetari i KKSH-së Galip Beqiri, para se të merrte flamurin në dorë, deklaroi se “nuk ka forcë që të ndalojë flamurin kombëtar që të mos e përdorim dhe të mos e vendosim së paku në objektet që janë të rëndësisë së veçantë”, raporton Titulli. “Populli Shqiptarë ka një festë shumë të madhe atë të 100 vjetorit të pavarësisë dhe ne sot jemi grumbulluar këtu që ta festojmë këtë festë”, ka porositur nga selia e tij Beqiri. Udhëheqësi i këtij institucioni shpjegoi se shpalosja e flamurit u bë sot për arsye se një numër i konsiderueshëm i liderëve politikë nesër në mëngjes udhëton për në Shqipëri. Në organizimin e KKSH-së mori pjesë edhe Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, i cili i vlerësoi lartë aktivitetet e shumta që ky Këshill i ka zhvilluar këtë vit. “Organizimet në një mënyrë dëshmojnë një aktivitet të rëndësishëm të Këshillit Nacional , dhe ky ishte pikërisht qëllimi ynë që ta kemi një këshillë përfaqësues të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, por edhe të shqiptarëve kudo që jetojnë nëpër qendra në Serbi”, u shpreh Halimi Ai ,100 vjetorin e parë, këtë jubile historik të shpalljes së pavarësisë së shtetit Shqiptar, e vlerësoi si një moment të veçantë në mënyrë që të ritheksohet rëndësia e simbolit kombëtar në aspekt të mobilizimit të gjitha forcave për arritjen e të gjitha qëllimeve të shqiptarëve. Halimi nuk la pa përmendur edhe pozitën e shqiptarëve në Luginë. “Në lirinë e të drejtave tona kombëtare jemi në një fazë shumë delikate, Lugina e Preshevës është aktualisht në një pozitë më të vështirë në krahasim me të gjitha trojet tjera shqiptare”, përfundoi deputeti Halimi. Rahmi Zylfiu, nga Unioni Demokratik Shqiptarë, duke theksuar se gjeneratës së tij pi bie për hise për të shënuar këtë vit historik, theksoi faktin se ambientet në të cilët sot është Këshilli Kombëtar Shqiptarë, dikur funksiononte partia komuniste e cila bënte plane për diskriminim të shqiptarëve. “Është shumë interesant se në këtë godinë ku jemi tani, kur në vitet e partisë komuniste, është diskutuar vetëm për diskriminim më të shumtë të shqiptarëve, kurse tash erdhi momenti që mu në këtë godinë ne të shpalosim flamurin kombëtar, u shpreh Zylfiu duke shtuar se në të kaluarën për këtë simbol kanë vuajt njerëzit tanë edhe atë ne nuk duhet harruar, “neve na mbetet të festojmë dhe të përkujtojmë të kaluarën tonë”, tha në fund Zylfiu. 100 vjetori i parë i pavarësisë së Shqipërisë nuk ka arrit të bashkojë shqiptarët e Luginës, pasi për këtë festë kombëtare në Bujanoc janë paraparë dy organizime, ai që u mbajt sot nga KKSH dhe tjetri që është paraparë nga Komuna e Bujanocit, e cila për ditën e nesërme gjithashtu ka paralajmëruar shpalosjen e flamurit në objektin e Kuvendit Komunal./Titulli.com/ http://youtu.be/HT9CPhRbMjkcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/KKSH2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ismaili: Kryeredaktori me sistem totalitarë
Patriotët e Luginës mbërrijnë në Lushnje (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration