Beqiri: Buxheti për shkollat në komunën e Bujanocit të jetë më funksional (video)
Kryeshefi i Drejtoratit për Shërbime Publike pranë administratës komunale, Fejzi Beqiri pas takimit me drejtorat e shkollave fillore, të mesme dhe çerdhet e fëmijëve të komunës së Bujanoct është shprehur se janë të përkushtuar maksimalisht që të ketë buxhet funksional në të gjitha fushat.
Ai theksoi se në realizimin e buxhetit të vitit 2020 në disa shkolla apo ndërmarrje publike ka pasur tejkalim.
Beqiri tha se gjatë takimit u pajtuan që shkollat në afat sa më të shkurtër të sjellin propozimet për buxhetin e shkolla që drejtojnë në mënyrë që planifikimi I buxhetit për vitin 2021 të jetë sa më efikas.
Sipas tij në përfundim të kësaj jave të paguhen shpenzimet e rrugës për të gjithë punonjësit e shkollave në komunën e Bujanocit./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ejzi-beqiri-shkollat.JPG): failed to open stream: No such file or directory