Beogradi “vlon” nga mijëra protestues të cilët po kërkojnë anulimin e zgjedhjeve në Serbi (video)
Dhjetëra mijëra protestues dolën të shtunën në Beograd, për të kërkuar anulimin e zgjedhjeve të 17 dhjetorit të mbajtura në Serbi.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, kryeqyteti i Serbisë “vlonte” nga numri i madh të protestuesve.
Inciativa e ProGlas, që organizoi tubimin, kërkon që brenda gjashtë muajve të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare dhe lokale në Serbi.
Në Serbi janë mbajtur një varg protestash pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, të nxitura nga akuzat për vjedhje elektorale nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, e cila shpalli fitoren në të gjitha nivelet.
Autoritetet i kanë mohuar akuzat.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/rotesta-beograd.jpg): failed to open stream: No such file or directory