Beogradi "pranon" platformën e shqiptarëve të Luginës, pritet takimi me Daçiqin (video)
Lokale

Beogradi "pranon" platformën e shqiptarëve të Luginës, pritet takimi me Daçiqin (video)

21.Jun.2013 17:43
0
Ka përfunduar takimi i liderëve shqiptar të Luginës së Preshevës me përfaqësuesin e Beogradit, kryetarin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke konkretizuar temat që do të bisedohen me kryeministrin e Serbisë. Në takimin i cili sot zgjati rreth dy orë, palët janë dakorduar për temat të cilat do të bisedohen në takimin që pritet të realizohet gjatë muajit korrik me kryeministrin e Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq. Sipas kryetarit të komunës së Bujanocit, gjatë takimit të sotëm është biseduar për temat të cilat në të ardhmen prapë do të bisedohen, por në këtë rast me vetë kryeministrin. “Qeveria e Republikës së Serbisë më 4 qershor ka aprovuar temat të cilat mund të diskutohen me shqiptarët, këto tema kryesisht janë në kuadër të platformës të cilën e kanë aprovuar partitë politike shqiptare dhe të njëjtin dokument edhe ambasadorët dhe miqtë e kanë aprovuar më 10 qershor”, u shpreh pas takimit, kryetari Arifi, raporton Titulli. Ai njëherit tha se ky takim ishte vazhdim i përgatitjes së takimit që do të zhvillohet me kryeministrin Daçiq dhe me 13 ministrat e tij, i cili pritet të realizohet deri më 15 korrik. Sipas Arifit gjatë muajit shtator edhe do të fillojnë bisedimet për problemet konkrete me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës. Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, që në këto bisedime përfaqësonte Beogradin, u shpreh se Qeveria ka pranuar platformën dhe bisedimet me liderët shqiptarë të Luginës që do të zhvillohen në vijim. Ai tha se sot ishte zhvilluar një bisedë konkrete, që sipas tij, nënkupton definimin e saktë të mënyrës se si do të realizohen bisedimet e liderëve shqiptarë me Qeverinë e Republikës së Serbisë, ku do të mbahen ato, kush do të marrë pjesë në bisedime përveç përfaqësuesve të Qeverisë dhe liderëve shqiptarë. “Marrëveshja është që në muajin shtatorë të fillohet me bisedimet të cilat janë të klasifikuara në tetë fusha të cilat më pas do të realizohen me vendime të Qeverisë”, tha Stankoviq para gazetarëve, duke shpresuar në zgjidhjen e problemeve me të cilat janë paraqitur liderët shqiptar. Takimi i sotëm është ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i OSBE-së, zyra në Bujanoc, ndërsa nga përfaqësuesit shqiptar kanë marrë pjesë: deputeti Riza Halimi, kryetarët e komunave Bujanoc dhe Preshevë, Nagip Arifi respektivisht Ragmi Mustafa, Jonuz Musliu kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc dhe i LPD-së, Skënder Destani nënkryetar në Komunën e Preshevës dhe udhëheqës i BDL-së, Shaip Kamberi nënkryetar i PVD-së, dhe kryetari i UDSH-së Rahmi Zylfiu./Titulli.com/ http://youtu.be/OqVUZKIeU6gcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/06/lideret-osbe.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Tërnoci pa ujë për shkak të punimeve
Konkurs për mësimdhënës të lëndës fetare në shkollat e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration