Beogradi dhe Shqiptarët e Preshevës (Video)
Lokale

Beogradi dhe Shqiptarët e Preshevës (Video)

16.Dec.2014 17:30
0

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, pas formimit të qeverisë së Kosovës, kërkojnë të jenë pjesë e vendimmarrjes në Serbi. Ata thonë se qeveria serbe nuk ka treguar gadishmëri për pjesëmarrjen e shqiptarëve në institucione, pavarësisht se kjo do të ishte e mundur.

Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, thotë se pret një angazhim më serioz.

“Kujtoj se për këtë duhet të japë një kontribut të veçantë qeveria e Kosovës në vazhdën e bisedimeve Prishtinë-Beograd. Gjithashtu edhe komuniteti ndërkombëtar i instaluar në Beograd dhe vetë BE-ja.”

Një nga dy deputetët shqiptarë që janë takuar më parë edhe me zyrtarët e qeverisë para formimit të saj, Riza Halimi, thotë se të paktën shqiptarët duhet të kenë udhëheqjen për institucionet për jugun.

“Nuk kishim ambicie për ministra, por kërkonim pjesëmarrje në trupin koordinues që është organ i qeverisë serbe, ekskluzivisht për Preshevën, që udhëhiqet nga kuadro nga Beogradi që nuk i dinë rrethanat e Preshevës. Shqiptarët duhet të kenë fjalën kryesore në Preshevë”, thekson zoti Halimi.

Shqiptarët në vazhdimësi kanë kërkuar të drejta të barabarta me serbët e Kosovës.

Shoqata Humanitare "Lugina e Preshevës" ndanë ndihma për familjet e dëshmorëve në Preshevë
Preshevë: Të arrestuarit e dyshuar për vepër penale (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration