Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të kuvendit komunal në Bujanoc
Në mënyrë solemne është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të kuvendit komunal të komunës së Bujanocit, shkruan Tituli.com.
Detyrën e kryetarit të kuvendit, Enver Ramadani e ka pranuar miqësisht nga kryetari i deritanishëm Adnan Salihi i cili i uroi suksese në zbatimin e ligjshmërisë së statutit të kuvendit komunal.
Gjithashtu, kryetari i ri i zgjedhur pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më 21 qershor Enver Ramadani, falënderoi kryetarin në largim Dr.Adnan Salihi, për punën dhe angazhimin e deri tanishëm në kryerjen e funksionit të të parit të legjislativit lokal.
Në seancën konstituive të mbajtur më 22 korrik në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës me 26 vota pro për kryetar të kuvendi komunal në Bujanoc është zgjedhur Enver Ramadani nga radhët e PVD-së, për zëvendës/kryetar u zgjodh Isuf Ibrahimi nga PD dhe pēr sekretar Nermine Aliu Ademi nga PVD./Titulli.com/
( foto e marrë nga profili në fcebook PVD)
copy(/home/titulli/public_html/images/image/alihu-ramadani-kuvendi.jpg): failed to open stream: No such file or directory