Lokale
Bëhen gati lugët për Luginën
Tirana po përgatit një tortë gjigante prej 4 tonësh për 28 nëntorin, e cila do të jetë me shije shege, me rastin e 100-vjetorit të shtetit shqiptarë.
Dekori i kësaj torte pa dyshim që do të jetë me simbolet e shtetit shqiptar.
Në qendër të saj do të jetë shqiponja dhe ngjyrat do të jenë kuq e zi. Po ashtu, një element tjetër dekorues i kësaj torte me përmasa gjigante do të jenë gjethet e ullirit, kjo për arsye të simbolit që mbart kjo pemë.
Përgatitja e tortës, sipas burimeve zyrtare nga Bashkia e Tiranës, do të bëhet nga dhjetëra pastiçerierë, të cilët janë ofruar në mënyrë vullnetare.
Për tortën “historike” prej katër tonësh tashmë është bërë edhe një komision që po vlerësojnë recetën e përgatitjes. Ndërkohë, një anëtar i këtij komisioni ka deklaruar se bashkë me tortën gjiganteske po përgatiten edhe 7 milionë lugë, simbolikisht për gjithë shqiptarët e Ballkanit (Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës) për të kremtuar bashkërisht këtë festë gjithëkombëtare. Ndërkohë që kjo nismë me sa duket ka bërë kureshtarë dhe entuziastë edhe kryeministrin shqiptar Sali Berisha, i cili gjatë mbledhjes së mëparshme të qeverisë ka deklaruar se bashkia duhet të gjejë një vend të përshtatshëm në sheshin Skënderbe, ku do të mund të kalojnë njerëzit.
Bëhet e ditur se torta mund të jetë 400 metra katrorë e gjatë. Torta gjigante, sikur të ishte për t’u shitur do të kushtonte 3.6 milionë lekë apo 1 milion franga./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/torta-e-100-vjetorit.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!