Bastiset shtëpia e Nderim Beqirit në Rahovicë, ish ushtar i UÇPMB-së
Xhandarmëria serbe në orët e hershme të ditës së sotme, kanë bastisur familjen e ish-ushtarit të UÇPMB-së Nderim Beqiri, në fshatin Rahovicë të Preshevës, me pretekst të kërkimit të armëve ilegale.
Në dokumentacionin që xhandarmëria ia kanë lënë Nderimit shkruhet se mjetet të kërkuara nuk I kanë gjetur, transmeton Titilli.com.
Nga ky aksion, nëna e ish ushtarit është alivanosur dhe kanë ndërhyreë mjekët.
Ndërkaq sipas Nderim Beqiri – ish ushtar i UÇPMB-së është maltretuar edhe vëllai i tij.
Ndaj këtyre dukurive ka reaguar OVL e UÇPMB-së ndërsa reagime ka pas edhe nga përfaqësuesit institucional e politik, ndërsa apelohet tek popullata shqiptare për ruajtje të gjakftohtësisë në këto situata të rënda./Baki Rexhepi-RTK/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/derim-beqiri.jpg): failed to open stream: No such file or directory