Barnatorja e qytetit përplasë këshilltarët shqiptarë në kuvendin e Bujanocit
Funksioni i barnatores së qytetit ka përplasur mes vete këshilltarët shqiptarë të kuvendit komunal të komunës së Bujanocit, disa fajësojnë qeverisjen e kaluar për neglizhencës në riregjistrimin.
Jetmir Mehmeti, këshilltar nga PD kërkoi sqarim pse është vonuar procesi i riregjistrimit të barnatores dhe a ka pas qëllime që të mbyllet ky institucion.
Kryetari u kuvendit, Enver Ramadani në seancën e 5-të tha se nuk duhet të politizohet kjo çështje dhe se duhet të shtymë përpara procesin e riregjistrimit, shkruan Titulli.com.
Ai u shpreh se është humbur afati ligjorë për regjistrimin në gjykatën ekonomike por ka afat edhe 3 muaj për regjistrim në agjencionin për regjistrimin e bizneseve.
Gjithashtu Elmi Alishani, këshilltarë nga Partia Demokratike kërkoi sqarim se kush ishte përgjegjës për këtë neglizhencë në procedurën e regjistrimit por ai nuk mori përgjigjen në këtë seancë.
Ditë më parë kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka kritikuar udhëheqësin e kaluar për mos respektim të afateve ligjore në riregjistrimin e barnatores.
Këshilltarët komunal sot votuan për themelimin barnatores si ent shëndetësorë në komunën e Bujanocit./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/omuna-bujanoc-lk.jpg): failed to open stream: No such file or directory