Banja e Siarinës në Medvegjë, e rrallë me 18 lloje të ujërave shëruese (foto)
Lokale

Banja e Siarinës në Medvegjë, e rrallë me 18 lloje të ujërave shëruese (foto)

24.Jul.2019 08:39
0

Banja e Siarinës është vendbanim në komunën e Medvegjës, në kryqëzimin e rrugëve Prishtinë– Leskoc pranë shtretërve të lumenjëve të Banjës dhe lumit Jabllanica, rrëzë maleve të Gollakut, 70 km larg Prishtinës. Banja e Siarinës  kufizohet ne veri e lindje me Sijarinen, nëjug me Svircën dhe ne perëndim me Borocin.

Rreth 70 kilometra nga Prishtina e fshehur mes maleve të Gollakut, një banjë shëruese ka bërë që të kthehet vëmendja drejt kësaj qyteze. E futur thellë në ngushticë, e rrethuar me vegjetacion të bujshëm, me klimë të përshtatshme, Banja e Siarinës  ka 18 burime të ujit mineral me përbërje të ndryshme fiziko-kimike dhe temperaturë nga 32-72 gradë celsius, shkruan Meteoballkan.

Atraksion dhe bukuri të rrallë natyrore paraqesin gejzerët me ujë të nxehtë, të veçantë në Evropë, shtylla e ujit të të cilit arrinë lartësinë 8m, pranë të cilit ndodhet kompleksi i ndërtuar i pishinave dhe fontanave. Shërimi i sëmundjeve bëhet në Entin e specializuar për rehabilitim ”Banja e Siarinës”, pranë hotelit,”Gejzer”. Kjo Banjë është e vetmja që posedon gejzerin natyror pas Zelandës së Re.

Kur shikon peizazhin e bukur të Banjës së Siarinës të duket sikur piktorët nga e gjithë bota kanë shkrirë talentin e tyre mbi të. Ka mjaftuar një shpërthim uji shumë vite më parë që ky vend të shndërrohet në burim shërimi për shumë sëmundje.

Banja e Siarinës ashtu siç ua shtoi begatinë banorëve shqiptarë të kësaj ane njëherësh ajo u bë edhe synim i pushtuesve serbë të cilët lakmonin natyrën e bukur dhe begatitë tjera që mbante në vete toka e këtij vendi. Mirëpo, ashtu siç u bo një ndër shkaqet e largimit të shqiptarëve nga ky vend, Banja e Siarinës ia del që së paku gjatë verës të rikthej aty pjesën më të madhe të tyre.

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/aja-siarines.jpeg): failed to open stream: No such file or directory
Banja e Siarinës në Medvegjë, e rrallë me 18 lloje të ujërave shëruese (foto)
Deputeti Zukorliq kërkon nga Beogradi hapjen e 2 pikave kufitare në Preshevë me Maqedoninë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration