Lokale
Banja e Bujanocit para kolapsit
Spitali i posaçëm për rehabilitim në Banjën e Bujanocit po përballet me shumë probleme.
Vonesa të pagave të punëtorëve, ndërtesa është e vjetër dhe ka filluar të shkatërrohet, në disa dhoma për shkak të lagështisë shemben muret, institucioni ka borxhe për ushqimin që siguron për pacientët, ndërsa vetëm Fondit Republikan për Sigurim Shëndetësor (FRSSH) i detyrohet 10 milion dinarë.
Gordana Dimitrijeviq, drejtoreshë e këtij institucioni për radio “OK” ka thënë se me vështirësi po funksionon ky institucion.
“Fondi neve na ka shkëputë një pjesë të mirë të mjeteve dhe kjo natyrisht ndikon në kualitetin e punës në spital. Unë i kam shkruar të gjithë personave dhe institucioneve relevante dhe presë pagesën e këtyre mjeteve”, ka thënë me këtë rast Dimitrijeviq.
Ajo ka shtuar se në këtë institucion shëndetësor mbretërorë një pakënaqësi e madhe e punëtorëve, pasi që pagesa e pagave me vlerën minimale të garantuarë me këtë numër të punëtorëve është i pamundur. Njerëzit kanë filluar të padisin institucionin dhe kjo mund të jetë shumë e rrezikshme.
“Unë jam më së paku fajtore për këtë situatë. Gjithashtu, pacientët në asnjë mënyrë nuk e ndiejnë situatën e rëndë, pasi që mundohemi që secili mysafirë të jetë maksimalisht i respektuar”, thotë drejtoresha.
Deri më sot në këtë institucion janë zëvendësuar jastëkët dhe batanijet në të gjitha katet, ndërsa rekonstruimi i katit të dytë është bërë gjatë vitit të kaluar.
Në atë kohë për këto punime Ministria e Shëndetësisë pat dedikuar 2.9 milionë dinarë.
Ndryshe, në spitalin special për rehabilitim në Banjën e Bujanocit ka 98 të punësuar, ndërsa kapaciteti i objektit është 190 shtretër./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/banja-bujanocit.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!