Ballistët e Luginës së Preshevës marshuan për drejtësi në Prishtinë (video)
Ballistët protestuan të hënën paradite në Prishtinë.
Ata filluan mobilizimin me pankarta e mesazhe tjera, për të marshuar nga sheshi Zahir Pajaziti.
Thirrjet në mbrojtje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk munguan as gjatë marshimit deri te sheshi Skënderbeu, prej ku u kundërshtua politika serbe karshi shqiptareve të Luginës.
Masat administrative ndaj tyre nga Serbia, i kundërshtuan edhe një shqiptar nga Medvegja. E një luginas që jeton në Kosovë, mendon se qeveritë shqiptare s`po bëjnë sa duhet për ta.
Protesta u shpërnda e qetë, pas rreth 30 minutave.
Kronikë e përgatitur nga Flamur Gajtani.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/allistet-lugines.jpg): failed to open stream: No such file or directory