Bakiji: Denoncimi i qeverisjes lokale të Bujanocit, nuk tremb rininë shqiptare
Forumi Rinorë i Partisë Demokratike me aksionet e saja në cilësinë e opozitës shqiptare kundër qeverisjes lokale nuk i shpëton denoncimit në organet e rendit nga ana e vetëqeverisjes lokale.
Në një intervistë për Titulli.com nën-kryetari i Forumit Rinorë të Partisë Demokratike, Besart Bakiji dënon vendimin e vetëqeverisjes lokale për denoncimin e të rinjëve shqiptarë në organet përgjegjëse.
TITULLI.COM: Si e komentoni denoncimin e të rinjëve të partisë suaj në organet e rendit nga vetëqeverisja lokale?
Bakiji: Denoncimi i të rinjëve shqiptarë në organet e rendit është vetëm një dëshmi shtesë për keqpërdorimet që janë duke ndodhur në qeverisjen e PVD-së dhe hajnisë së shfrenuar të tyre. Një gjë është e sigurt se me këto metoda kumuniste dhe shoveniste nuk mund ta trembin rininë shqiptare deri në parandalimin e së keqës së quajtur kinse "Për Shqiptarët".
TITULLI.COM: Deri më tani nuk kemi asnjë prononcim të Këshillit Kombëtar Shqiptar, a keni pritur që ky institution të deklarohej?
Bakiji: Këshilli Kombëtar Shqiptar në kushte normale do duhej të reagonte dhe të mbronte lirinë e shprehjes së çdo shqiptari pasi koha Millosheviqiane ka kaluar dhe nuk do mundet asnjë shqiptar të denoncohet në organet e rendit vetëm për protesta paqësore e cila edhe poashtu është e garantuar me deklaratën ndërkombëtare të drejtave dhe lirive të njeriut. Fatkeqësisht institucioni në fjalë është kthyer në institucion të një klani nën kthetrat e pushtetit aktual. Kjo dëshmon edhe njëherë kthimin në kohën e Millosheviqjane ku të rinjët persekutoheshin vetëm në baza të pikëpamjeve të tyre politike.
TITULLI.COM: Cilat janë planet e FRPD-së pas këtyre denoncimeve? A do të vazhdoni edhe më tej me aksione të tilla?
Bakiji: Forumi Rinor i PD-së ndihet edhe më i motivuar nga këto denoncime nga pushteti lokal, pasi kemi kuptuar që ky pushtet përshkak të mungesës së fakteve për t'i demantuar hajnitë dhe korrupcionin, ka përdorur metoda ekstreme duke na denoncuar në polici. Kjo na forcon dhe motivon që të ecim përpara, meqë kemi edhe përkrahjen e qytetarëve. Do të vazhdojmë ta kundërshtojmë çdo të metë të këtij pushteti që po i sjell dëmë vendit tonë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/esart-bakiji.jpg): failed to open stream: No such file or directory