Avokati serb: I jepet drita jeshile ligjit për Shtetësinë që do ta kthejë plotësisht Serbinë në provincë ruse
Avokati nga Serbia, Çedomir Stojkoviq,tha se të gjitha komisionet e nevojshme të Kuvendit të Serbisë kanë dhënë dritën jeshile për miratimin e Ligjit të ri për Shtetësinë “që do ta kthejë plotësisht Serbinë në provincë ruse”.
Ai, në Twitter tha se deri në miratimin e atij ligji ka mbetur vetëm një hap – votimi në seancën parlamentare.
“Në bazë të atij ligji, në vetëm 12 muaj, çdo rus nga Rusia, dhe 80% që mbështesin politikën “Rusia e Madhe” e Vladimir Putinit, do të mund të marrë nënshtetësinë e Serbisë, kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian! Ata do të jenë në gjendje të përmbushin kushtet për këtë edhe nëse jetojnë në Rusi”, ka shkruar Stojkoviq.
Tutje, ai vlerëson se të paktën 1.000.000 rusë do të marrin nënshtetësinë serbe në 3-5 vitet e ardhshme dhe të gjithë rusët në Serbi që janë regjistruar për qëndrim 12 muaj më parë do ta marrin atë menjëherë.
Vlersimi i tij, thotë se bazohet në numrin e rusëve të pranishëm aktualisht në Serbi, organizimin e tyre këtu dhe lidhjet me Rusinë, si dhe faktin e forcimit të sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Minimumi 1 milion.
“Ligji i ri për shtetësinë serbe është një projekt i ri i Kremlinit dhe Aleksandar Vuçiqit. Kremlini do të ketë ndikim total absolut dhe të përjetshëm në Serbi dhe Aleksandar Vuçiq do të marrë qindra mijëra votues të rinj menjëherë, dhe 1 milion në 3-5 vjet”, tha ai.
Ndërkaq, ai ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, të sanksionojë regjimin e Aleksandër Vuçiqit.
“Partia në pushtet përmes eksponentëve të saj del me një pretendim të rremë se shtetësia do të merret për 3 vjet. Është një gënjeshtër që shërben për të mashtruar – Ligji i ri parashikon 1 vit. Por edhe nëse 3 vjet, me kushte kaq të lehta siç propozojnë, do të çojnë në të njëjtin rezultat vetëm 2 vjet më ngadalë”, ka vazhduar avokati nga Serbia.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/tojkovic.jpg): failed to open stream: No such file or directory